Vedat Muriqi ka dy oferta zyrtare. Klubet garojnë të dyja në Premier League. Një prej tyre është Tottenham, i përfolur shumë kohët e fundit. Lajmi vjen nga Turqia dhe është gazetari Ferudun Nigdelioglu ai që e raporton diçka të tillë.

Në postimin e bërë në Twitter, ai zbulon se klubi tjetër që kërkon shërbimet e Muriqit është Burnley. Sulmuesi po paraqitet mirë në Turqi, ku me Fenerbahce ka shënuar 10 gola në 16 ndeshje.

Në ditët e shkuara është shkruar edhe për çmimin e kartonit të shtatlartit nga Prizreni, që thuhet se gjiganti turk e vlerëson me 40 milionë euro. Me gjithë këto kërkesa, verdheblutë do të duhet të mendohen mirë për shitjen e Muriqit. /abcnews/