Shkëlzen Gashi i ka dhënë fund pushimeve dhe është rikthyer te futbolli i luajtur. Sulmuesi i Kombëtares kishte gjetur qetësi pas largimit nga Kolorado Rapids, duke shijuar pagën që merrte nga prishja e kontratës dhe njëkohësisht pushimet, por mesa duket është mjaftuar dhe tani do të rikthehet në futboll.
Sulmuesi ka firmosur zyrtarisht me Aaraun në kampionatin zviceran deri ne vitin 2023. Ai do ta rinisë aventurën në Zvicër nga Liga e Dytë, aty ku mund të rikthehet në formën më të mirë.
Gashi e njeh mirë këtë kampionat sepse ka luajtur për shumë vite dhe ka qenë golashënues me çdo skuadër që ka luajtur. Sulmuesi i Kombëtares, ka provuar edhe skuadra si Bazeli e Zyrih ndërkohë që te Aarau e ka rikthim.
Në aventurën e re, Gashi shpreson që të rikthehet në formën e dikurshme dhe natyrisht kërkon që të jetë edhe një herë tjetër pjesë e Kombëtares.
Kujtojmë që Gashi u bë objekt polemikash në Europian pasi humbi mundësinë e artë në sekondat e fundit kundër Zvicrës duke e çuar topin në trupin e portierit zviceran e duke humbur mundësinë për t’i dhënë Shqipërisë një pikë. /VipSport/