Prej pak ditesh ne ambjentet e salles sportive “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës vijojne përzgjedhjet e elementëve për Kombëtaren e Nën-22-vjeçarëve (U-22 – Meshkuj), nën drejtimin e trajnerit Ben Sako, por edhe Kombëtares së të rriturve, nën drejtimin e trajnerit Jani Melka.
Këto faza përzgjedhjeje kanë për qëllim plotësimin e këtyre ekipeve kombëtare, në përgatitje për veprimtaritë ndërkombëtare në të cilat do të marrin pjesë.
Pjese e ketij seleksionimi jane edhe tre volejbolliste qe kane spikatur me paraqitjet e tyre ne rradhet e Vllaznise dhe pikerisht Gilman Talani, Aron Dibra dhe Gersi Jula.
Te tre keta volejbolliste konsiderohen me shume te ardhme dhe si rrjedhoje pritet te jene pjese e rendesishme edhe per ekipet tona kombetare./SHKODRA-SPORT.COM/