Situata e Elseid Hysajt te Lacio ka ndryshuar në mënyrë drastike brenda pak javësh. Nëse në fund të dhjetorit flitej vetëm për largimin e tij, tashmë duket se klubi bardhekaltër nuk ma ndër mend të heqë dorë nga mbrojtësi shqiptar.

Aktivizimi në ndeshjet e fundit për shkak të dëmtimit të Lazarit, si dhe paraqitjet që ka dhuruar Hysaj, kanë bërë që trajneri Marko Baroni i cili e kishte mbajtur jashtë ekipit, të ishte i pari që do të ndërronte mëndje për mbrojtësin e Kombëtares. Pas fitores 3-0 ndaj Veronës, fjalët e tij ishin të qarta.

“Sot kemi rikuperuar lojtarë të rëndësishëm, shohim Hysajn, një lojtar i fortë i cili ka punuar me mua. Nuk është e lehtë të përmirësosh një ekip të tillë”, tha Baroni duke iu përgjigjur pyetjes rreth merkatos së futbollistëve. Deklarata të cilat në Itali janë interpretuar si vendim i qartë i klubit për të kthyer plotësisht në skuadër Hysajn dhe jo vetëm për janarin.