Milani do të luajë një ndeshje vendimtare të Mërkurën në Champions League, pasi përballet me spanjollët e Girona, në sfidën e vlefshme për raundin e shtatë.

Përballje delikate për kuqezinjtë, të cilët e kanë detyrim fitoren, për të mos e vënë në diskutim kualifikimin.

Një rezultat tjetër përveç fitores, do të komplikonte edhe më tepër situatën te skuadra e Conceicao.

Tekniku portugez edhe në këtë takim duhet të bëjë pa sulmuesin Christian Pulisic. Amerikani nuk është rikuperuar ende nga problemet muskulore të pësuara disa ditë më parë. Në sulm, pritet të luajë Leao në të majtë, Musah në të djathtë dhe Morata në qendër.