Në prag të sfidave të kombëtareve, shumica e sportdashësve janë duke pyetur nëse stadiumi i ri Kombëtar në Shqipëri do të jetë gati ose jo, për ndeshjen me Francën. Në një intervistë për Top Channel, presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka hequr dyshimet se ku do të zhvillohet sfida, ndërkohë ka zbuluar dhe objektivin e ri për futbollin shqiptar.

Zërat që sfida me Francën mund të mos luhet në “Arenën Kombëtare”:

“Lajmet që s’do luhet në kryeqytet janë lajme për klikime që bëjnë disa media pasi lajmi keq shet me shumë. Jo vetëm që kemi ndarë biletat. Po njerëzit kanë paguar dhe biletat e avionët, apo francezët kanë paguar charterat. Po padyshim që do të punohet dhe do të punohet deri në fund”, tha Duka.

Ceremoni para sfidës për inagurimin e stadiumit:

” Në 15 minuta nga nxemja dhe deri kur te dalin lojtarët në fushë do të ketë një festë. Do ketë këngëtarë, shoë me drita apo fishekzjarrë. Do ketë koreografi të realizuar nga 400 fëmijë në fushë që mendoj se është e bukur. Do të jetë një ceremoni e bukur dhe me këngëtarë që kanë lidhje me futbollin shqiptarë”, u shpreh Armand Duka.

Ndeshjet:

“Uroj që Reja dhe stafi i tij sëbashku me lojtarët mos ta kenë mendjen tek biletat tek stadiumi dhe ndeshja me Francën por tek ndeshja me Andorrën. Nëse nuk marrin një rezultat atje do të na e prishin festën për ndeshjen me Francën”, u shpreh Duka.

Objektivi i ardshëm nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka:

” Më duket ende si një ëndërr që kemi ndërtuar këtë stadium dhe sot e kësaj dite që futem tek ai. Sa më shumë të arrish aq më shumë kërkon. Dhe futbolli shqiptar meriton më shumë. Pjesëmarrja në një kupë bote do të ishte fantastike për Shqipërinë./newsport/