Klubi Vllaznia ka bere te ditur sonte se paraditen e neserme do te behet prezantimi i trajnerti te ri te ekipit te pare si dhe i stafit te tij, por pa dhene emra konkret se cilet do te jene ato.

Kuptohet qe kersheria e tifozeve por edhe mediave eshte nese trajneri i ri do te jete gjermano- kroati Thomas Brdariç apo jo? Gjasat jane qe te jete keshtu dhe ish- lojtari i kombetares gjermane te prezantohet dhe te nise punen zyrtarisht si trajneri i ri i kuqebluve.

Themi keshtu sepse ditet e fundit prane kampit shkodran nuk eshte lakuar asnje emer tjeter si kandidature dhe per me teper Brdariç ka vijuar te jete prezent ne kryeqendren e Veriut.

Ne kete menyre, Vllaznia nga neser do te nise edhe plotesimin e organikes me stafin teknik dhe mbetet vetem kompletimi me lojtaret, proces ky qe do te kryhet ne ditet ne vijim.
www.shkodrasport.com