Pas hedhjes së shortit për sezonin e ri futbollitik, ka folur edhe zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit. Edvin Libohova është pyetur nëse kampionati do të nisë në datën 24 gusht, por për këtë ai s’ka dhënë një përgjigje konkrete.
Është ndalur te ligji i sporteve, për të cilin kryeministri Rama ka premtuar se do të miratohet në muajin shtator.
“Për sa i përket pyetjes nëse do të nisë kampionati në 24 gusht, mund t’iu them që po presim ligjin për sportin. Zoti Rama na premtoi që në shtator do të fillojë diskutimi i ligjit. Duhet formalizim dhe rregulla të reja për klubet.
Falja e borxheve? Skuadrat kërkojnë falje të borxheve. Nuk është kompetenca jonë. Diskutohet për kamatvonesat dhe gjobat e marra. Ministria e financës e ka në dorë. Do të ishte mirë nëse do të zeroheshin borxhet. E vendos qeveria nëse do të veprojë si 3 vitesh kur i fali borxhet. Do të bëhen disa kritere për fonde”, ka deklaruar Libohova./newsport/