Opinion nga Bujar QAMILI
E kam ndjekur me shumë shqetësim ndeshjen Vllaznia- Kastrioti dhe kuptohet që jam shumë i mërzitur nga humbja por edhe nga loja që zhvilloi ekipi im i zemrës. Ndoshta janë shumë faktorë që ndikuan në këtë humbje, por mendoj se momenti që vendosi përfundimisht në humbjen e kësaj ndeshje, ishte humbja e 11-metërshit nga Gocaj. Unë gjykoj se trajneri veproi gabim që ia besoi gjuajtjen e saj këtij lojtari. Pse do thoni ju? Do mundohem ta arsyetoj më poshtë. Penalltia edhe mund të humbet por unë mendoj se trajneri për këto momente duhej të kishte marrë parasysh gjithë lojën që u luajt në krahun e djathë, pikërisht në atë të mbrojtësit tonë Gocaj. Ai kishte përballë një sulmues shumë të rrezikshem, Inkangon që ishte protagonisti kryesor gjatë gjithë takimit dhe si rrjedhojë e lojës së tij të shkëlqyer erdhi dhe fitorja e Krujës. Pra dal te momenti i penalltisë ku mbrojtësi jonë duke pas gjithë atë ngarkesë gjithë lojën për të markuar lojtarin me ngjyrë, mendoj se nuk duhej ta kishte gjuajtur ai atë. Trajneri Vata them se duhet ta kishte menduar më mirë se kush do e gjuante penalltinë në atë moment. Mendoj se duhej ta gjuante kushdo tjetër por jo Gocaj sepse ishte i ngarkuar nga ana psikologjike, ose portieri i Krujës ka pa ndeshjen me Kamzën dhe ka mbajtë në nmend se në cilin krah e gjuajti penalltin Gocaj atë ndeshje dhe ia kuptoi krahun. Megjithatë, unë qëndroj më shumë tek ajo se duhej ta kishte gjuajtur dikush tjetër. Ndoshta në këtë moment, do ishte me vend një pyetje për profesor Ramazan Rragamin që njihet si mjeshtri i penalltive: A mund të ndikojë ky fakt tek një futbollist që gjatë gjithë kohës është shumë i ngarkuar nga ana psikologjike dhe t’i jepet në momentet më deçizive të gjuajë një 11- metërsh”?