Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka, i cili luan me Arsenalin dhe Zvicrën, është renditur në një ndër futbollistët më të vlerësuar në botë per vleren e tij ne treg.
Në një studim të realizuar nga Qendra Ndërkombëtare e Studimeve të Sportit (CIES), Xhaka ka kapur shifra marramendëse per te cilat po diskutohet jo pak kohet e fundit.
Mesfushori shqiptar është vlerësuar me plot 62.9 milionë euro. Pas tij renditen edhe Xherdan Shaqiri, Adnan Januzaj dhe Elseid Hysaj. Ky i fundit pavaresisht problemeve qe ka aktualisht me Napolin, vazhdon te jete lojtari me i vleresuar ne rradhet e futbollisteve te kombetares shqiptare.
A vlen vertete kaq shume Xhaka? Paraqitjet e tij tek Arsenal ne fakt kane bere per vete nje pjese te tifozeve te kesaj skuadre, por nuk kane munguar edhe ato kunder.
Gjithsesi, eshte nje pike e rendesishme e ketij ekipi dhe jo me kot vazhdon te luaje si titullar ne te gjitha ndeshjet. Megjithate 62.9 milione euro, duken vertete shume.