Javen e ardhshme do te grumbullohet kombetarja U21 per dy ndeshje miqesore dhe si rrjedhoje trajneri Bushi me siguri qe do te jete duke perpiluar edhe listen e lojtareve qe do te therrase per t’i patur ne dispozicion.
Ndonese ende nuk ka asnje informacion ne lidhje me lojtaret qe do jene pjese e kesaj liste, padyshim qe Bushi dhe stafi i tij duhet t’i japin nje shans edhe portierit te Vllaznise Aron Jukaj. Futbollisti i datelindjes 2005 (ne qershor mbush 20 vjeç) jo vetem po luan titullar me kuqeblute qe prej 11 javesh, por ka bere shume mire.
Mungesa e pervojes ne ekipin e te rriturve nuk ka ndikuar fare tek ai dhe si rrjedhoje, ndonese eshte sezoni i tij i pare me Vllaznine, ka treguar personalitet ne porte duke ofruar shume siguri tek stafi teknik por edhe tek sportdashesit te cilet mendojne se tashme skuadra shkodrane ka fituar nje portier me shume te ardhmen.
Ne keto rrethana, nje ftese ne kombetaren U21 me siguri qe Aron Jukaj e meriton. Kujtojme qe aktualisht pjese e kesaj kombetareje eshte edhe nje tjeter futbollist i Vllaznise, pikerisht sulmuesi Kevin Dodaj.(www.shkodrasport.com)