Nje gol, nje asist dhe protagonist per rreth 80 minuta ne fushen e lojes. Sulmuesi kroat Ante Aralica eshte shpallur sot njeriu i ndeshjes Laçi- Vllaznia.
Dhe kjo me shume te drejte sepse sulmuesi shtatelarte ka qene vertete njeriu i ndeshjes. Ai ka bere gjithçka mire duke qene nje rrezik i vazhdueshem per mbrojtjen laçiane.
Kater golat qe Aralica shenoi pak dite me pare ne miqesoren ndaj Beses, u tha se nuk ishin asgje ngaqe niveli i kundershtarit ishte shume i dobet.
Por sot ai i shenoi edhe Laçit, njeres prej skuadrave me te mira te Kategorise Superiore. Dhe jo vetem kaq. Pikerisht per kete arsye, ai ka marre shume duartrokitje ne momentin e zevendesimit ne fushe.
Te Vllaznia besojne shume tek ai. E kane marre per te bere me mire se sulmuesi Haris Dilaver qe luajti sezonin e kaluar ne majen e sulmit kuqeblu.
Fillimi eshte i mbare, tashme duhet pare vazhdimesia. A eshte Ante Aralica sulmuesi qe i kishte munguar Vllaznise? Per te marre nje pergjigje me te sakte per kete, duhet pritur edhe pak…/SHKODRA-SPORT.COM/