Vllaznia ka zyrtarizuar pasditen e sotme nje tjeter blerje, ate te mesfushorit boshnjak Zinedin Mustedanagiç. Lojtari qe ne fillim te ketij muaji ka mbushur 23 vjeç, pritet te jete ai i shumekerkuari ne kampin shkodran prej vitesh.

Behet fjale per lojtarin me numrin 10, njeriun nga kembet e te cilit nisen te gjitha aksionet e skuadres se tij, lojtar qe ne fakt i ka munguar kuqebluve prej vitesh.

Karriera e tij ka njohur rritje ne fillim sepse kuptohet te jesh pjese e Akademise se Sllavia Prage eshte nje arritje. Me pak ka luajtur edhe pak me te rritur me kete skuader, per te nisur shtegtimin ne disa skuadra te tjere, sefundi ne vendin e tij me Sarajevon.

Me kete te fundit ne sezonin e kaluar ka luajtur ne 13 ndeshje duke shenuar edhe 2 gola. Pritshmerite per te jane te medha. Vllaznia aktualisht ka disa lojtare ne dispozicion per repartin sulmues dhe i ka munguar vetem njeriu qe do t’i vere ne pune ato.

A do te jete Mustedanagiç mesfushori boshnjak fantazisti i munguar i Vllaznise? Pritshmerite jane te medha, por koha do ta tregoje./SHKODRA-SPORT.COM/