Në orët e fundit kanë qarkulluar lajme se Julian Ahmataj është shkarkuar nga drejtimi i Tiranës. Madje ende pa u zyrtarizuar largimi i Ahmatajt, në klubin bardheblu po flitet për një emërim të ish-mbrojtësit Erbim Fagu, i cili në vitet e fundit ka punuar si trajner moshash në Holandë.
Por nderkohe sipas gazetes “Panorama Sport” qe ka kontaktuar me presidentin Refik Halili dhe ky ka deklaruar se trajneri nuk është shkarkuar.
Për momentin Ahmataj është trajner i Tiranës, ndërkohë që klubi e mohon një largim të tij, por çdo gjë do të shihet pas ndeshjes së nesërme me Teutën, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.
A do te jete neser ne pankine Ahmataj? Kjo mbetet per t’u pare dhe mbase sfida ndaj Teutes se Edi Martinit do te jete “kushti” i fundit per trajnerin aktual te bardhebluve.