Lionel Messi u largua nga Argjentina në moshën 13 vjeçare për të qenë pjesë e kategorive më të ulta të Barcelonës. Tani që është 30 vjeç, ai mund të thuhet se ka jetuar në Barcelonë për më shumë se gjysmën e jetës. Gjatë gjithë këtyre viteve, argjentinasi është bërë një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, por pa harruar rrënjët e tij në Rosario. Ai, gjithashtu, është bërë ky që është në Katalonjë, duke u rritur si njeri dhe futbollist.

Prej më shumë se dhjetë vitesh, ai jeton në Castelldefels, një lagje e qetë dhe e dalluar, që ndodhet rreth 25 kilometra nga qendra e Barcelonës, zonë ideale për të shkuar pa u vënë re dhe për të mos qenë në fokusin e kuriozëve.

Pas ndryshimit disa herë të rezidencës së tij, Messi bleu një shtëpi të re në vitin 2010, në të cilën u zhvendos për të marrë edhe Antonella Roccuzzo, me të cilën kishte qenë çift për tre vjet dhe u martua më 30 qershor 2017, po atë ditë të ditëlindjes së tij të 30-të.

Kjo shtëpi është një rezidencë spektakolare, me pamje nga deti, që ndodhet në mënyrë specifike në zonën ekskluzive të Bellemar, e cila ka ndryshuar shumë qëkur është blerë nga ylli argjentinas.

Çifti zgjeroi pronën, duke blerë tokën e fqinjit, duke zgjeruar kështu kopshtin dhe duke bërë disa ndryshime të tilla si instalimi i një pishine dhe një fushe futbolli. Përveç kësaj, ata e zgjeruan vetë shtëpinë dhe i dhanë formë e rezidence të përsosur për të rritur një familje, e cila së shpejti do të jetë më e shumtë, pas lindjes së fëmijës së tretë, një djalë, që vjen në jetë pas dy të parëve: Thiago dhe Mateo, 5 dhe 2 vjeç, respektivisht.

Messi dhe Antonella kanë ruajtur gjithmonë privatësinë e tyre dhe kanë qenë të karakterizuar nga mungesa e ekspozimit, pavarësisht nga pasuria e tyre. Sidoqoftë, kanali “YouTube Puffle” ka përpiluar disa pamje nga brendësia e shtëpisë së tyre, që çifti i ka ndarë në rrjetet sociale, si dhe të tjera nga jashtë.

Kjo na lejon të marrim një ide se çfarë është shtëpia e tyre, brenda dhe jashtë.
Vlen të kujtohet se Messi dhe Antonella kanë si fqinj në Castelldefels uruguajanin Luis Suárez dhe familjen e tij, prej të cilëve ata janë bërë të pandashëm.

Sulmuesi në fjalë është një nga miqtë më të mirë të Messit në dhomën e zhveshjes, ndërsa bashkëshortja e tij, Sofi Balbi, është partnere e Antonellës në “Boutique Sarkany”, në Barcelonë. Përveç kësaj, për disa ditë ata do të kenë një fqinj të ri: Philippe Coutinho, për të cilin Luis Suárez ishte përgjegjës në gjetjen e një shtëpie, kur ai nënshkroi për Barcelonën./telesport/