Chelsea do të përballet kundër Wolves në ditën e sotme. Por formacioni i ekipit të Potter i ka befasuar të gjithë.
Këtë herë nuk ka vend për Aubameyang dhe as për Sterling.
Megjithatë kjo nuk ka mjaftuar që Broja ta nis nga minuta e parë, pasi sulmuesi shqiptar do të jetë sërish në stol.
Sigurisht që këtë herë aktivizimi i këtij lojtari do të jetë më i vështirë duke parë emrat që gjenden në stolin e Chelsea.
Ndoshta trajneri i londinezëve ka menduar që t’i jap pak frymëmarrje lojtarëve duke parë kalendarin e ngjeshur dhe faktin se do të luajë sërish ndaj Milanit në mesjavë.