Opinion nga Roland Çomo
Si prind natyrisht që kam edhe unë shqetësimet e mia në lidhje me atë se çfarë po ndodh aktualisht tek Akademia Vllaznia. Ka disa kohë që ua kam ngritur këto shqetësime edhe drejtuesve të klubit dhe tashmë po i bëj edhe publike. Pyetja që shtroj unë është: Po me Akademine e Vllaznise sidomos per grupmoshat e femijeve, ç’do behet? Keshtu do vazhdohet duke punuar nje trajner me 50 femije? Akademia gjykoj unë qe ka ne funksion nxjerrjen dhe evidentimin e sportisteve dhe nuk eshte per fitnes se aty nje pjese e mire vijne per te kaluar kohen dhe per te rene nga pesha.Gjykoj qe klubi duhet te kete nje strategji sepse ne kete menyre siç eshte vepruar deri tani duke pasur keto grumbullime masive do te jete e veshtire te evidentohen sportiste cilesore. Vertete mund te mbushesh arken sot por shume shpejt ajo boshatiset neser duke mos nxjerr me elemente cilesor.Gjykoj qe ne momente te caktuara te behen seleksionime dhe te disiplinohet kriteri i periudhave te pranimit ne Akademi dhe jo te vijne e te ikin sa here tu teket, pasi me kete numer te madh nje trajner nuk mund te stervise nje ekip, nderkohe qe praktika normale eshte qe nje trajner te kete ne dispozicion 15-20 femije .Eshte e papranueshme grumbullimi i shume ekipeve ne te njejten fushe dhe te njejtin orar dhe duket si nje kamping,kaq te veshtire e kane te bejne nje grafik sipas grupmoshave,qe ekipet te kene terrenin e mjaftueshem per te realizuar stervitjen.Akademia e Vllaznise duhet te ndryshoje dhe te organizohet dhe shpresoj qe te mos perseriten gabimet e sezonit te kaluar.