Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka dhënë sërish mbështetje trajnerit të Kombëtares, Kristian Panuçi.

Ai ka pohuar për “Panorama Sport” se nuk është kurrsesi i kënaqur me paraqitjet e fundit të Kombëtares, por nuk mund të drejtohet gishti vetëm nga trajneri.

I pyetur nëse rrezikon Panuçi shkarkimin, ai u përgjigj:

“Duhet ti japim kohë Panuçit dhe skuadrës. Trajneri ka përgjegjësitë e tij, por nuk mund ti adresohen të gjitha përgjegjësitë atij”, deklaroi Duka ndër të tjera për “Panorama Sport”.