Mesditën e sotme në kompleksin “Hasaj” në Shkodër është luajtur një tjetër ndeshje e kampionatit të femrave. AAS ka pritur ekipin e Pogradecit në këtë ndeshje dhe ka fituar me rezultatin e thellë 11-0 ndaj tij.
U mendua që takimi të kishte më shumë rivalitet por nuk ka ndodhur kështu sepse vajzat shkodrane kanë qenë shumë dominuese në fushën e lojës.
Protagoniste kryesore e këtij suksesi ka qenë sulmuesja Armoku e cila ka shënuar 4 gola në këtë ndeshje, ndërkohë që të tjerët kanë patur për autore Tukajn, Zabalën, Thaqejn (2), Sufajn, Hallullin dhe Shuton.
Me këtë fitore ekipi “AAS” është ngjitur në kuotën e 9 pikëve duke mbajtur tashmë vendin e shtatë në renditje. Ecuria e tij nuk ka qenë shumë e mirë në këtë kampionat por shpresat janë që në fazën e dytë gjërat të ndryshojnë për mirë dhe ekipi të vijojë ngjitjen në renditje.
© shkodrasport.com