Sot janë luajtur ndeshjet e para të javës së parë të fazës së dytë të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave.
Në këtë javë ka spikatur “derbi” shkodran, ai në mes ekipeve AAS dhe “Juban Danja”. E zhvilluar në fushën e së parë, edhe rezultati përfundimtar ka folur në favor të këtij ekipi.
Skuadra e drejtuar tashmë nga grupi i trajnerëve i përbërë nga Meçenovi, Rakaj, Puka e Dervishaj ka fituar me rezultatin 2-1.
Të dy golat janë shënuar që në pjesën e parë me autore Skutinën dhe Shegën. Në fillimin e së dytës, Paula Jaku ka ngushtuar shifrat për “Juban Danjen” por vetëm kaq.
Përfundimisht 2-1 për AAS që me këtë fitore ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe mban vendin e gjashtë në renditje ndërsa “Juban Danja” mbetet në kuotën e 12 pikëve një vend më poshtë.
Vllaznia kryesuese ndërkohë do të luajë nesër në Shkodër ndaj Teutës ndeshjen e rradhës.
© shkodrasport.com