Sezoni që lamë pas ka qenë shumë i mbarë për ekipet e Albanian Ajax School. Si U-17 ashtu edhe U-19 arritën të sigurojnë kalimin në kategorinë superiore dhe për rrjedhojë në kampionatet e sezonitë të ri do të jenë pjesmarrës në mes ekipeve më të mira të vendit për këto mosha.
Ky natyrisht që është sukses por debutimi në Superiore pritet të mos jetë sa për të kaluar rradhën për ekipet e AAS. Për këtë arsye, ata do të nisin punën ditën e hënë. Kjo konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit sipas të cilës, trajnerë të këtyre ekipeve do jenë sërish Entri Çaku dhe Malvin Meçenovi. Ndërkohë kjo Akademi është vënë edhe në kërkim të një përgatitësi atletik.
Ja njoftimi i plotë i Albanian Ajax School:
Sezoni i ri 2017 – 2018 starton me date 24 korrik per ekipet AAS U17 dhe AAS U19 te cilat jane tashme pjese e kategorise superiore shqiptare. Sipas planit kalendar nga date 24 Korrik deri me 7 Gusht fillojne audicionet per lojtare te ri te datelindjeve 2002, 2001, 2000 dhe 1999. Me date 7 Gusht per keto mosha starton faza pergaditore e cila eshte e programuar deri ne fillim te kampionatit. Jemi te hapur te pranojme lojtare te ketyre moshave pavaresisht se nuk banojne ne Shkoder me kusht qe ti pergjigjen regullave dhe pikave te tjera te stervitjes te sugjeruar nga AAS. Trajneret e rikonfimuar pas rezultateve te shkelqyera vitin e kaluar per U17 do e te jete prof. Entri Caku ndersa per U19 do te jete prof. Malvin Mecenovi. Ne strukturen e re keto ekipe do te kene nje trajner shtese per kondicionin fizik dhe formen sportive i cili ka per detyre te vetme te studioje dhe te trajnoje performancen fizike te lojtareve duke i garantuar ekipeve maksimumin fizik gjate gjithe sezonit. AAS kerkon trajnere te cilet kane deshire dhe interes te na bashkohen nderkohe qe jane te mirepritur te na kontaktojne dhe dergojne cv – te perkatese. Suksese !