Vllaznia U-19 pas ndeshjeve të javës së 17-të të kampionatit është ngjitur pas shumë javësh në vendin e parë në renditje.

Ka ndodhur kështu edhe pas fitores së saj të thellë 7-0 ndaj Portos por më tepër nga ndalja e Partizanit kryesues.

Ky i fundit ka luajtur në Shkodër pikërisht ndaj AAS. Kjo e fundit kishte mundur javën e kaluar Tiranën dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe sot.

AAS U-19 ka fituar me rezultatin 2-1 duke forcuar pozitat e veta në vendin e katërt të renditjes.

Por nga ana tjetër “i ka bërë nder” Vllaznisë duke e nxjerrë atë në vend të parë.

Protagonisti kryesor për fitoren e sotme ka qenë sulmuesi Mehdi Çoba i cili ka shënuar të dy golat e ndeshjes që në pjesën e parë.

Në të dytën të kuqtë kanë shënuar me anë të Dacit me 11-metërsh por kjo nuk i ka mjaftuar për të marrë qoftë edhe një pikë.
© shkodrasport.com