Përveç fitores së bukur të Vllaznisë brenda në kryeqytet ndaj Tiranës, edhe një tjetër ekip shkodran ka fituar në ndeshjet e rradhës të kampionatit kombëtar të 19 vjeçarëve.

Bëhet fjalë për ekipin e AAS që drejtohet nga trajneri Malvin Meçarovi, i cili në fushën e tij ka pritur sot atë të Akademisë së Futbollit të cilin e ka mundur me rezultatin e thellë 4-1.

Ndonëse kanë qenë kryeqytetasit ata që kanë shënuar të parët që në minutat e para por avantazhi i tyre ka zgjatur pak.

Ka qenë Shkëmbi ai që ka barazuar shifrat me një goditje nga distanca ndërsa më pas kanë shënuar edhe Kutureli e Lacaj.

Ndërkohë në pjesën e dytë ka qenë sërish Lacaj që ka shënuar edhe golin e fundit të ndeshjes.

Me fitoren e sotme, AAS U-19 shkon në vendin e pestë në renditje ndërkohë që javën e ardhshme do të luajë “derbin” me Vllazninë në fushën sportive “Reshit Rusi”.
© shkodrasport.com