Ndeshja “derbi” në mes AAS dhe Vllaznisë në kampionatin e 19 vjeçarëve, u fitua nga kjo e fundit me rezultatin 2-1. Një fitore që i shkëput kuqeblutë tre pikë nga skuadra tjetër shkodrane e cila gjithsesi, duke qenë debutuese në këtë kampionat, po paraqitet denjësisht dhe ka për të qenë një rivale e fort për të gjithë ekipet deri në fund. Por jo vetëm kaq. AAS ka në rradhët e saj edhe golashënuesin më të mirë të kampionatit deri më tani.

Bëhet fjalë për sulmuesin e saj Albert Mila. I datëlindjes 22 shkurt 1999, ky futbollist në shtatë ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë 6 gola dhe është në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë të kampionatit bashkë me një futbollist të Tiranës që ka shënuar po aq. Por problemi nuk është se Mila është në krye të kësaj liste por kjo nuk ka ardhur rastësisht. Kemi të bëjmë me një futbollist për të cilin të gjithë specialistët flasin me superlativa dhe me shumë mundësi sezonin e ardhshëm do ta shohim duke luajtur në një skuadër të njohur të Superligës.

© shkodrasport.com

 

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/XgQevVtcrZ0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]