Kampionatet kombëtare të moshave kanë dy javë që kanë nisur dhe tek ai i 19 vjeçarëve surpriza është padyshim ekipi AAS. Në dy javët e para të kampionatit, djemtë e drejtuar nga trajneri Marvin Meçenovi ka luajtur në Shkodër ndaj atij të Kukësit me të cilin ka fituar me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Lacaj me një goditje të fortë.

Pas dy javësh kampionat, AAS U-19 kryeson renditjen me pikë të plota dhe me siguri që do të jetë një nga ekipet pretendente për titullin kampion këtë sezon. Elementi që ka në përbërje dhe puna sistematike që bëhet aty, janë një garanci për këtë gjë. Sakaq, AAS U-17 është mundur këtë javë nga Kukësi me rezultatin 0-2.

© shkodrasport.com