Pas trajnerit Samuel Nikaj dhe futbollistëve Ergi Borshi, Alis Boci, Denis Dyca, Erkan Spahija, një tjetër futbollist shkodran është bërë pjesë e Kastriotit të Krujës. Bëhet fjalë për mesfushorin Abaz Karakaçi. Pritet që në orët në vijim, edhe klubi i Kastriotit të bëjë zyrtar lajmin për arritjen e marrëveshjen me të.

Nesër starton sezoni i ri i Kategorisë së Parë, ndërsa Kastrioti do të jetë një nga skuadrat pretendente për t’u ngjitur në Superligë. Krutanët bëjnë pjesë në Grupin e Veriut në Kategorinë e Parë dhe konsiderohen një nga ekipet më të forta që padiskutim do të tentojë suksesin në sezonin që nis nesër.

© shkodrasport.com