Një moment aspak i mirë në karrierën e tij ky për Kristal Abazajn. Futbollisti shqiptar bëri një kalim të madh, teksa nga Luftëtari iu bashkua Anderlehtit.
Sigurisht që ambientimi do të ishte i vështirë dhe Kristali ynë do të haste pengesa, aqsa ende nuk e ka bërë debutimin me ekipin e parë. Gjatë kohëve të fundit, Abazaj po tregon pak nga vlerat e tij me rezervat e Anderlehtit, për të pritur një ftesë nga trajneri i ekipit të parë.
Rezervat e ekipit të njohur belg kanë luajtur ndaj Waasland, në ndeshjen që është mbyllur me rezultatin 4-2. Goli i dytë ka ardhur pikërisht nga Kristal Abazaj, që ka shënuar fillimisht në minutën e 43, për t’i dhënë sërish avantazhin skuadrës së tij.
Nuk është ndalur me kaq, futbollisti i Kombëtares ka arritur të shënojë edhe në minutën e 78, për ta mbyllur me dopietë këtë takim dhe për t’i dhënë sinjalin drejtuesve, se nuk duhet të largohet në merkaton e janarit. /Shqiperia.ch/