Situata te Partizani ne kete fundviti nuk ka qene ajo e duhura, sidomos pas humbjes 1-2 ndaj Erzenit duke i hequr vetes mundesine per t’u afruar me shume me Egnatian kryesuese. Nga ana tjeter te kuqte po presin ardhjen e trajnerit te ri qe me shume mundesi do te jete Orges Shehi.

Sakaq, trajneri aktual Abilaliaj duke folur per mediat eshte ndalur tek ndeshja e fundit ku ka fajesuar futbollistet e tij per humbjen e pesuar me shijakasit.

“I rëndësishëm është fakti që nuk arritëm dot të shfrytëzonim një shans të mirë që na u dha për të ngushtuar diferencën me kundërshtarin tonë, Egnatian. Por pak a shumë i druheshim kësaj gjëje, duke pasur parasysh se konsumi në mesjavë ishte shumë i madh. Ashtu ndodhi, nuk ishim reaktivë sa duhet, nuk ishim të vëmendshëm dhe kjo gjë na solli edhe te humbja.

Nuk kishin më forcë për të arritur te barazimi ose te fitorja. Por e thashë edhe njëherë, në momentin që jemi mendoj se kemi marrë maksimumin, duke pasur parasysh se kemi shumë nevojë për një pushim. Për t’u shkëputur dhe lojtarët të rifreskohen pas një 6-mujori të parë shumë të lodhshëm dhe të vështirë. E mira ishte ta mbyllnim me fitore, nuk ia dolëm, të shikojmë përpara.

Edhe vëmendja e lojtarëve në dhjetor nuk është maksimale, janë të shpërqendruar. Është e vështirë për ta menaxhuar, sepse lojtarët mendojnë për ofertat. Vërtet ka oferta, por në janar askush nuk largohet nga Partizani.

Në momentet që flasim kjo gjë është e sigurt, përjashto vetëm ndonjë gjë që është jashtë normales, të cilën nuk e dimë, sepse merkatoja është dinamike. Por me planifikimin që kemi bërë, nuk largohet askush. Për më tepër do të ketë edhe 2 apo 3 përforcime për të pasur një skuadër më të plotësuar në 6-mujorin tjetër të sezonit”- eshte shprehur Abilaliaj.