Trajneri i Partizanit, Arbër Abilaliaj, foli për MCN TV, pas ndeshjes ku skuadra e tij barazoi në derbi ndaj Tiranës.Abilaliaj deklaroi se nuk është i kënaqur me barazimin, ndërsa zbuloi edhe arsyen përse luajti në pjesën e parë me lojtarët që nuk ishin në formë optimale.
“Nuk jam i kënaqur me barazimin. Kam keqardhje për mënyrën si rrodhën ngjarjet,. E rëndësishme është që derbin të mos e humbësh, nëse nuk e fiton. Nuk jam i kënaqur. Pika nuk na bën punë. Nuk jam i kënaqur për mënyrën si 3-4 futbollistë e interpretuan ndeshjen. Rezerva kam edhe për arbitrimin, pasi 20 minuta lojë aktive u luajt në pjesën e parë.
Na mungonin pikat e referimit në mbrojtje. Morëm kosto duke luajtur me lojtarë që nuk ishin në formë optimale në pjesën e parë, duke ditur që në të dytën Tirana bie. Në të dytën luajtëm ofensivë.
Ishim të shqetësuar për mënyrën si po e interpretonin lojën lojtarët e qendrës sonë. E kishim llogaritur që Tirana do binte pas minutës 55-60 dhe ashtu ndodhi.
Tre lojtarë ndoshta nuk do ishin në fushë, nëse do ndryshoja. Nëse do e bënim këtë, do ishim të cunguar në pjesën e dytë. Mund ta nisnim me lojtarët pa probleme, por do ishim të cunguar në të dytën”- eshte shprehur Abilaliaj.