Skuadrat janë duke u përgatitur për të startuar sezonin e ri ndërsa kanë nisur grumbullimet e lojtarëve për të arritur formën e duhur. Ndërkohë, për të qenë në maksimum nevojiten edhe miqësoret e ato në këtë periudhë janë të shumta.
Një takim interesant në ditën e sotme ishte ai mes Frajburg dhe zvicerianëve të St. Galen. Pjesë e këtyre dy ekipeve janë edhe shqiptarët Amir Abrashi që aktivizohet me klubin e Bundesligës dhe te Galen është sulmuesi Florian kamberi. Ky i fundit sapo është transferuar në Zvicër pasi mbylli eksperiencën në Skoci me Rejnxhërs e Hibernian.
Ndërkohë, për t’u përmendur se në këtë miqësore triumfoi ekipi i Abrashit me rezultatin 3-1, me mesfushorin që realizoi edhe golin e tretë. Kujtojmë se lojtarët janë pjesë e kombëtares dhe gjithashtu bëjnë pjesë në listën e trajnerit Reja për dy ndeshjet e radhës të kuqezinjve ndaj Bjellorusisë dhe Lituanisë. /VipSport/