Amir Abrashi i ndeshjes së sotme, i ngjasonte atij të kohëve të arta nën drejtimin e De Biazit. Pas ndeshjes, për RTSH mesfushori u shpreh se kërkonte ta fitonte këtë takim me çdo kusht, ndërsa tha se nuk e dinte se mori kartonin e dytë të verdhë në këto ndeshje dhe se tashmë do të mungoj në ndeshjen e radhës.

“Ndeshjet e fundit e kam ditur që sot duhet të jenpnim maksimumin se duhej vetëm të fitonim. Tashmë, kemi një finale me Bjellorusinë. Nuk e dija që e kisha kartonin e dytë të verdhë, megjithatë nuk ka problem se të tjerët janë gati dhe e di se do të fitojë”.

Më kë je më mirë në mesfushë? “Me çdo lojtar luaj mirë, në pjesën e parë kishim shumë duelë. Por, Gjasula ka kualitet e qetësi dhe mund të isha më ofensivë dhe kështu fitova edhe penalltinë.

Pozicionin e pjesës së parë, isha para mbrojtjes, por në të dytën isha më ofensiv me futjen e Gjasulës dhe në këtë formë dhurova edhe disa topa. Mund të kishim shënuar edhe ndonjë gol më shumë, megjithatë sërish në rregull me rëndësi fitorja”, u shpreh Abrashi. /VipSport/