U shpresua se sivjet gjerat do te rregulloheshin disi dhe fondet per 15 Shoqatat Sportive do te levroheshin me heret, por jo. Edhe kete here nuk ndodhi keshtu dhe deri dje (22 prill) te gjithe ekipet sportive qe perfaqesojne Vllaznine ne aktivitetet kombetare dhe nderkombetare ende nuk u eshte levruar asnje fond nga Bashkia Shkoder.
Nje situate disi absurde e cila po perseritet çdo vit dhe nuk po gjen zgjidhje, pavaresisht perpjekjeve qe mund te bejne perfaqesuesit e Bashkise. Ndoshta eshte çeshtje proceduriale, por kjo gje nuk ka asnje shpjegim.
Themi keshtu sepse siç dihet ekipet e lojerave me dore i kane perfunduar kampionatet e tyre dhe sportistet e trajneret nuk kane marre ende asnje leke!!! Po ashtu edhe sportet e tjera po marrin pjese rregullisht ne garat dhe aktivitetet kombetare te organizuara nga Federatat respektive dhe po shkojne me leket e tyre.
Nga Bashkia marrin nje pergjigje qe dokumentacioni perkates per levrimin e fondeve eshte ne finance dhe eshte çeshtje ditesh kalimi i parave ne numrat e llogarive te shoqatave, por kjo nuk po ndodh. Nje situate e pakuptimte qe ka sjelle edhe degradimin gradual te sportit shkodran i cili po kalon momente te veshtira.
Keshilli Bashkiak Shkoder ka miratuar ne mbledhjen e dhjetorit te vitit te kaluar buxhetin e vitit 2025 ku ka qene e perfshire edhe shuma prej 440 milione lekesh te vjetra qe do te shkonte per 15 shoqatat sportive. Procedurat nisen disi me vonese ne muajin shkurt, por me pas u gjet nje zgjidhje per t’i pershpejtuar dhe ne gjysmen e muajit mars u firmosen kontratat ne mes shoqatave dhe Bashkise Shkoder.
Kjo beri qe te gjithe te mendojne se leket e para sportistet dhe trajneret do t’i merrnin nje fundin e muajit mars, por ne fakt po mbyllet edhe prilli dhe ato nuk po shohin asnje leke ne llogarite e tyre. Se si do te gjendet nje zgjidhje perfundimtare per kete çeshtje, ende askush nuk mundet te na e thote perderisa vazhdojne te ekzistojne te njejtat probleme.(www.shkodrasport.com)