Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar për medaljet e arta të atletëve shqiptarë në Lojërat Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura në Stamboll.

Luiza Gega është shpallur kampione në garën e 3 mijë metrave, ndërsa Izmir Smajlaj në kërcim së gjati. Izmir Smajlaj ka kërcyer më tepër se atletët e tjerë duke marrë medaljen e artë me rezultatin 7.80 m.

“Urime atletëve shqiptarë Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët fituan medalje ari dhe u shpallën kampionë Ballkani gjatë Lojërave Ndërkombëtare të Sallave të Mbyllura që u mbajtën dje në Stamboll të Turqisë.

Gega fitoi në garën e 3000 metërshit ndërsa Smajlaj në kërcim së larti”, – shkruan Ambasada Amerikane në profilin e saj të Facebook.

Interesant eshte fakti se shume prej institucioneve shqiptare e lane ne “harrese” nje sukses te tille kur ne fakt e kane per detyre jo vetem t’i urojne por edhe t’i gjenden prane ketyre sportisteve qe po na nderojne edhe ne arenen nderkombetare.