Kampionati kombetar i futbollit te femrave po shkon drejt fundit te fazes se pare teksa ka mbetur edhe java e fundit e saj per t’i lene pastaj vendin pushimeve. Vllaznia e Shkodres ka edhe nje ndeshje te fundit per te luajtur, ate ndaj Teutes e cila nuk do te luhet kete fundjave per shkak te pjesmarrjese se saj ne turneun nderkombetar te futsalles qe zhvillohet ne Itali.
Perpara kesaj ndeshje, kampionia ne fuqi e vendit kryeson e vetme renditjen me pike te plota 24, pas 8 fitoreve te arritura dhe me nje golaverazh te shkelqyer prej 63 golash te shenuar dhe vetem 1 i pesuar. Ne fazen e pare ka arritur t’i munde me nga dy gola diference te tre ekipet qe mendohet te jene rivalet e saj dhe po ashtu brenda ne fushen e tyre. Ne fazen e dyte nderkohe ndeshjet do jene ne Shkoder dhe fitoret duken edhe me te sigurta. Çka do te thote se diferenca ne klasifikim me to do te jete e konsiderueshme.
Por ne fakt kjo ecuri nuk vlen aspak. As fakti tjeter qe Vllaznia e femrave ka nisur te 12-tin sezon qe nuk e njeh fjalen HUMBJE. Skema e re qe po perdoret prej dy sezonesh me “Final 4” duket disi e pakuptimte dhe kjo per shume arsye. Nese te meshkujt pretendohet fitimi i me shume parave nga tifozet dhe reklamat ngaqe ndeshjet luhen ne “Arena Kombetare”, ketu keto gjera nuk ekzistojne.
Nese pretendohet per te rritur rivalitetin, edhe ketu ata te cilet e kane propozuar kete skeme kane gabuar sepse ne sezonin aktual, ende pa filluar kampionati jane mesuar 4 skuadrat qe do te luajne ne “Final 4”. Behet fjale per Vllaznine, Apolonine, Partizanin dhe Gramshin. Nuk ka dhe nuk mund te kete asnje surprize.
Atehere per çfare eshte vendosur kjo skeme tek kampionati i femrave? Me shume siguri per te provuar lloj- lloj menyrash per ta ndalur Vllaznine. Ndoshta ne maj kur do te zhvillohet “Final 4” mund te rastis qe ekipi shkodran te jete ne nje dite jo te mire, apo dhe nje vendim i arbitrave mund te vendose te prishe gjithe ate se çfare eshte ndertuar prej me shume se nje dekade.
Ja pse drejtuesit shkodrane e kane kundershtuar qe nga fillimi e deri me sot nje nje skeme te tille e cila po i ben te pavlefshem edhe rekordet e Vllaznise, vetem e vetem qe te kenaqen pak persona te ndoshta nuk kane ndonje lidhje te madhe me futbollin por thjesht duan te ndalin kete skuader./www.shkodrasport.com/