Fundjaven qe shkoi u luajten pese ndeshjet e javes se katert te Kategorise Superiore ne te cilat pati edhe rezultate surprize. Njekohesisht nuk kane munguar serish gabimet e arbitrave.

Meqe jemi tek keta te fundit, ajo çfare konstatuam serish edhe kete here, eshte se arbitrat e kolegjiumit te Shkodres nuk jane preferuar serish qe te jene ne ndonjerin prej ketyre takimeve.

Madje “denimi” i tyre duket kaq i thelle saqe ata nuk kane patur asnje ndeshje as ne kategorine e pare e cila luajti ndeshjet e javes se pare te tij.

Diçka e çuditshme sepse qe prej shkurtit te ketij viti nuk ka patur asnje ndeshje per treshen Myrtja- Dervishi- Thorja pas gabimeve te bera ne ndeshjen Partizani- Flamurtari.

Vertete ata mund te kene gabuar, por kuptohet qe denimi kaq i gjate eshte absurd dhe per me teper, e çuditshme eshte ajo çfare eshte degjuar sefundi: Indrit Myrtja per t’u rehabilituar do te rikthehet te arbitroje gjate ketij sezoni ne kategorine e pare duke mos qene ne “top-listen” e kategorise Superiore!!!
www.shkodrasport.com