Historia e mundjes ne Shkoder eshte vertete mbreselenese. Nga rradhet e ekipit te Vllaznise kane dale ne vite me dhjetra kampione te medhenj te cilet kane lene gjurme me ndeshjet e tyre fantastike dhe emocionet e shumta qe u kane dhuruar tifozeve. Pas viteve ’90, ky sport u perball me problematika te shumta, megjithate serish ka arritur te nxjerre ndonje kampion si Jetmir Elezi e Qamil Bajrami.
Per njefare periudhe gjithçka thuajse shkoi drejt shkrirjes por prej 6 muajsh ne krye te ketij ekipi ka ardhur nje ish- mundes dhe pasionant i madh siç eshte Altin Anza. Ai ka arritur qe ta mbush palestren e mundjes serish me femije e te rinj, madje nuk po mungojne as titujt kampione me moshat.
Por ajo qe i shqeteson te gjithe eshte gjendja skandaloze e palestres ku keto mundes sterviten. Ne fakt nuk mund te quhet palester. Eshte vetemm nje salle e vogel, me nje siperfaqe prej vetem 35 metrash katrore ne te cilen sterviten rreth 30-40 sportiste çdo dite.
Sot te pranishem ne kete palester kane qene dy emra te medhenj te ketij sporti, Viron Bezhani dhe Tonin Dema. Ata kane shprehur shqetesimin e tyre te madh se si ka mundesi qe nje sport i tille me kaq shume histori, te mos marre vemendjen e pushtetit lokak dhe institucioneve te tjera sepse per te dy ata eshte absurde stervitja ne nje ambjent te tille kaq te vogel.
Mjafton te shikoni pamjet e meposhtme te asaj qe quhet palester e mundjes, e cila ndodhet ne nje ambjent ne hyrje te pallatit te sportit “Qazim Dervishi” per te kuptuar shqetesimin e drejte te ketyre dy mjeshtrave, por edhe te trajneri Anza dhe te gjithe sportisteve qe duan nje palester me kushte optimale per stervitje. Asgje me teper!