Vllaznia ia doli te marre nje rezultat pozitiv ndaj ekipit Valur mbremjen e se enjtes ne perballjen e turit te pare te “Conference League” e cila u luajt ne Reykjavik te Islandes. Madje duhet thene se shkodranet duhet te jene te pakenaqur sepse vendasit i kane shenuar golin e barazimit ne 2-2 pikerisht ne minuten e 98-te te ndeshjes.

Pas ndeshjes ne fakt ka patur nje irritim me gjyqtaret te disa tifozeve shqiptare te pranishem ne stadium sepse ata me vendime e tyre u pa qarte se ndikuan ne rezultatin e ketij 90 minuteshi.

Por absurditeti me i madh konstatohet me pas sepse drejtuesit e skuadres islandeze kane akuzuar ata te Vllaznise per nxitje te dhunes se tifozeve dhe njekohesisht edhe per kercenime me jete ne adrese te tyre!!!

Ne fakt ata qe duhet te ankohen jane shkodranet sepse klubi i Valur nuk kishte marre asnje mase organizative per organizimin e ndeshjes. Duke filluar nga mosvenia ne dispozicion e asnje bilete per tifozet e Vllaznise (sepse te gjitha kane qene ne shitje online), per te vazhduar me mospranine e asnje stjuati tek tribuna e tifozeve shqiptare, apo mosndarja e tribunes se tifozeve vendas me pankinen kuqeblu. Ashtu siç ka patur edhe problemi me ndarjen ne tribune te drejtuesve te Vllaznise te cilet kane qendruar sebashku me tifozet vendas. madje behet e ditur se presidenti Alban Xhaferi eshte goditur nga nje prej drejtuesve te Valurit.

Duke i shtuar ketyre edhe gjykimin teresisht te njeanshem te arbitrave. E gjitha kjo kulmoi me nje gjest aspak te kendshem qe pjestare te stafit teknik te Valurit bene ndaj pankines se Vllaznise ne momentin e shenimit te golit te dyte te tyre, çka solli edhe agravimin e situates per pak momente.

Por kjo nuk duket se ka qene e rastesishme. Klubi islandez prej disa kohesh eshte ankuar ne UEFA edhe per orarin e ndeshjes se kthimit ne Shkoder apo dhe gjera te tjera qe kane te bejne me te dhe pikerisht per kete gje, kane sajuar gjera te tilla duke i kerkuar institucionit te futbollit europian madje qe ndeshja te mos luhet ne Shkoder.

E gjithe kjo zhurme sigurisht qe nuk ka vend per te krijuar panik. Vllaznia gjithmona ka treguar se di t’i mireprese miqte pavaresisht sjelljes se tyre dhe keshtu ka per te ndodhur edhe pasditen e 18 korrikut kur do te luhet ndeshja e dyte ndaj Valur./www.shkodrasport.com/