Akuzohen për shpërdorim detyre dhe abuzim me detyrën ish-administratorët e klubit të futbollit Vllaznia, Neritan Kalamishi dhe Fatos Gjyrezi.

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar që ata të gjykohen, pasi është konstatuar se ka pasur shpërdorim të fondeve publike dhe klubit të futbollit i është shkaktuar një dëm i madh financiar.

Fatos Gjyrezi ka qenë administrator i klubit shkodran për periudhën  2012-2014, kurse Neritan Kalamishi ka mbajtur postin e administratorit nga 2014-a në 2016-ën.

I akuzuar bashkë me ta është edhe Denis Fani, i cili ka mbajtur detyrën e financierit.

Të tre këta persona do të ndiqen penalisht tashmë dhe mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata e Shkodrës. / Vipsport/