Pasditen e sotme janë zhvilluar ndeshjet e rradhës të kampionatit të kategorisë së dytë dhe Ada e Velipojës ka marrë një tjetër fitore. Këtë herë në fushën e saj ndaj Luzi 2008. Në fund të takimit është vulosur rezultati 1-0 për të. Njeriu që i dha trepikëshin ka qenë mbrojtësi i krahut të majtë Paris Çoçja.

Në minutën e 39-të të ndeshjes, ai ka shoqëruar bukur një aksion të skuadrës së tij dhe i gjendur brenda zone, ka gjuajtur saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Pas këtij goli, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dy ekipet, nuk ka patur gol tjetër. Ada kësisoj merr fitoren e katërt në kampionat, të dytën rradhazi, duke u ngjitur në kuotën e 12 pikëve duke mbajtur vendin e pestë në renditje, një vend komod natyrisht për problematikën që e ka shoqëruar atë në fillim të sezonit.

© shkodrasport.com