Eshte mbyllur ne barazim 1-1 kryendeshja e kampionatit kombetar te futbollit te femrave ne mes ekipeve te Juban Danjes dhe Ades. E luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” kjo ndeshje ka dhuruar shume emocione tek te pranishmit e shumte qe ishin aty. E para ka kaluar ne avantazh Suada Jashari per Aden ne minuten e 17-te te ndeshjes pas nje gjuajtje te forte te Vishkullit dhe moszoterimit te topit siç duhet nga portieria Kokiçi. Pas ketij goli, Ada u mundua te reagonte dhe dalengadale e shpernguli lojen e saj ne gjysmefushen e Juban Danjes. Per te mberritur ne minutat shtese te pjeses se dyte kur Megi Doç ka ekzekutuar nje goditje denimi nga 35 metra distance dhe topi ka perfunduar drejtepersedrejti ne rrjeten e portes kundershtare. Me kete rezultat 1-1 eshte mbyllur pjesa e pare por ne pjesen e dyte, megjithe perpjekjet e Juban Danjes nuk do kishte gol tjeter. Perfundimisht barazim dhe Ada ruan epersine prej 2 pikesh me kundershtarin e saj kryesor dhe tre jave perpara fundit te kampionatit, ajo eshte kampione e Shqiperise per te tretin vit me rradhe.

www.shkodrasport.com