Një fitore me shumë vlerë ka arritur skuadra e Adës në ndeshjen e rradhës për kampionat. Ka arritur të fitojë në kryeqytet me rezultatin 3-2 ndaj “Partizani B”. Një fitore që mund të ketë çuditur jo pak të tjerët por jo futbollistët dhe stafin teknik të velipojakëve që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit me objektivin e qartë për të mos u kthyer pa pikë.
Dhe kështu ka ndodhur. Falë golave të shënuar nga Ardit Mesi, Aron Dibra dhe Seadet Myftia, Ada ka marrë një fitore me shumë vlerë në këtë takim ndaj të kuqve që pas kësaj humbje, i japin thuajse përfundimisht lamtumirë pretendimeve për t’u ngjitur një kategori më lart. Me fitoren e djeshme, skuadra velipojake është ngjitur në kuotën e 9 pikëve duke qenë në një pozicion komod në renditje megjithatë në javët e ardhshme pritet që të ngjiten edhe më lart sepse mundësitë i kanë.
© shkodrasport.com