Tek Ada vitet e fundit ka patur jo pak probleme dhe si rrjedhoje nje shqetesim i vazhdueshem ka qene edhe mungesa e lojtareve cilesore. Nga Shkodra ka rene numri i lojtareve qe kane shfaqur deshiren te veshin fanellen e kesaj skuadre, por duket se nga sezoni i ardhshem gjerat do te jene ndryshe.
Per kete gje, ka menduar nje nga figurat e njohura te ketij klubi ne dy dekadat e fundit, ish- sulmuesi Etrit Nika qe tashme drejton Akademine e Ades. Perveç ekipeve U9,U11 dhe U13 sivjet ka ndertuar edhe ekipin U17 me te cilin sezonin e ardhshem pritet te furnizoje ekipin e pare me elemente cilesore.
“Vendosem te krijojme kete ekip nisur nga fakti se kemi ne dispozicion disa lojtare cilesore te cilet ne fund te ketij sezoni, do t’i kalojme tek ekipi i pare. Jane elemente te datelindjeve 2004, 2005 por edhe 2006 te cilet do te luajne edhe vitin tjeter me kete ekip por e rendesishme eshte qe kane elemente te mire dhe mund te jene lojtare te perspektives.
Dua te permend ketu portierin e datelindjes 2006 Gabriel Guri, per te vazhduar me mbrojtesit Mateo Leka dhe Adriano Nikolli, mesfushoret Roland Shkreli dhe Klodian Kacoli si dhe sulmuesit Alberto Ndoj, Alfred Pepaj dhe Ndue Kola. Jam i sigurte se keta futbolliste kane nje te ardhme te sigurte jo vetem ne kategorine e dyte ku eshte Ada sot, por per ta çuar ate edhe me lart”- thote trajneri Nika
Me ekipin U17 pretendimi per sezonin qe pritet te nise ne Ligen Amatore per Zonen e Shkodres, eshte renditja ne mes kater ekipeve me te mira qe shkojne ne play-off dhe pse jo me pas per te pretenduar edhe titullin kampion.
Ky ekip ka kohe qe ka nisur stervitjen dhe bashke me ekipin U13 zhvillojne nga 4 seanca ne jave, ndersa me ekipet U9 dhe u11 trajneri Etrit Nika zhvillon nga 3 seanca. Kampionatet jane ne start dhe Ada pritet te perfaqesohet denjesisht ne to dhe madje duke pretenduar te fitoje edhe trofe, siç ka bere rregullisht keto vitet e fundit.
© shkodrasport.com