Velipojakët e kanë nisur me këmbë të mbarë kampionatin e sivjetëm. Në ndeshjen e parë, ata kanë luajtur në Tiranë ndaj Kevitanit dhe kanë fituar me rezultatin 4-2 ndaj tij.
Një fitore mëse e merituar e Adës e cila e ka udhëhequr gjithnjë rezultatin dhe lojën. Autorë të golave për të kanë qenë Elhan Galica, Erdi Galica dhe Arbjas Hasani.
Ndërkohë formacioni i kësaj skuadre në takimin e sotëm ka qenë ky: T. Marku, A.Hasani, Zmijani, Ferhati, D.Marku, Hasa, Gokaj, Brigja, Er.Galica, Mesi dhe El.Galica.
Të gatshëm në pankinë ndërkohë kanë qenë edhe portieri Dardhanjori, Lumaj, Çapaliku, Mani, Ceka, Bilali, Mani, Lika, Kraja, Alikokaj dhe Puka.
Duhet thënë se ditët e fundit, ashtu siç kishte premtuar një nga drejtuesit e lartë të kësaj skuadre Ylvi Rroji, janë ofruar disa lojtarë cilësorë.
Duke filluar nga Semir Gokaj që vetëm pak ditë më parë u largua nga Veleçiku, për të vazhduar me Eder Zmijanin, Erdi Galicën, Julian Hasën, Senad Kraja dhe Arbjas Hasanin që ka ardhur nga “Vllaznia B”.
Rroji e ka bërë të qartë se objektivi i Adës sivjet do të jetë për të pretenduar kreun dhe në fakt nisja që i ka bërë kampionatit ka qenë e shkëlqyer.
© shkodrasport.com