Ada e ka nisur kampionatin e sivjetem te kategorise se dyte me nje barazim. Ajo e ka mbyllur ne shifrat 0-0 takimin e pare, ate te luajtur ne fushen sportive “Adriatik” ndaj Sopotit te Librazhdit.
Ne pamje te pare duket nje rezultat jo shume i favorshem per velipojaket ngaqe luanin ne fushen e tyre por te mos harrojme se perballe ishte nje ekip me pretendime si Sopoti. Gjate 90 minutave nuk kane munguar rastet respektive ne te dy portat megjithate gol nuk ka patur dhe kesisoj ne fund, dy ekipet kane ndare nga nje pike.
Per kete arsye, nje pike e marre eshte shume pozitive, kur ke parasysh faktin qe Ada vetem pak dite para nisjes se kampionatit nisi stervitjen. Ne rradhet e saj trajneri Pepaj ka bere nje gershetim te elementit me pervoje, me ate te ri dhe si rrjedhoje shenjat e para te funksionimit te skuadres erdhen.
Por ajo qe duhet thene eshte se kjo skuader ka nevoje per me shume mbeshtetje, si nga tifozet e saj por edhe nga faktore te tjere. Presidenti Pjetri prej vitesh eshte i vetem ne gjithe kete pune dhe per rrjedhoje nuk mund t’ia dale te vazhdoje ne kete menyre.
Megjithate kampionati i sivjetem duket se ka nisur jo keq dhe shpresat jane qe ne ndeshjet e ardhshme rezultatet te vijne duke u permiresuar sepse objektivi i Ades pritet te jete renditja ne vendet e para te klasifikimit.