Gjergj KOLA
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARE Ada ende pa trajner. Samuel Nikaj e Kreshnik Krepi refuzojnë
Ada ende pa trajner. Samuel Nikaj e Kreshnik Krepi refuzojnë
Ada ka mbetur për momentin pa trajner. Dy prej alternativave kryesore që kanë qenë në tavolinën e presidentit Alfred Pjetri, ajo e Samuel Nikaj dhe e Kreshnik Krepit, kanë rënë përfundimisht poshtë. Nikaj është ende në pritje të një përgjigje përfundimtare nga drejtuesit e rinj të Vllaznia që I kanë propozuar atij pozicionin e ndihmësit të trajnerit Raineri për studimin e ekipeve kundërshtare dhe të trajnerit të ekipit B. situata e rrëmujshme që ka ekzistuar kohët e fundit tek ky klub, ka bërë që ai të mos marrë ende një përgjigje megjithatë gjasat që ai të marrë drejtimin e Adës janë thuajse zero. Po ashtu ka rënë poshtë edhe kandidatura e Kreshnik Krepit. Ai ka marrë një ofertë nga drejtuesit velipojakë por më parë ka pritur një përgjigje nga Veleçiku dhe biseda e tij me kryebashkiakun Likaj ka bërë që të pranojë ofertën e tij për të vazhduar punën në Koplik. Në rrethana të tilla, Ada është ende pa trajner, tre javë para fillimit të kampionatit të ri. Presidenti Pjetri megjithatë ka bërë të ditur për televizionin Rozafa se stërvitja e ekipit do të nisë gjatë kësaj jave. Ajo do të drejtohet për momentin nga ana e zëvendëstrajnerit Etrit Nika derisa të zgjidhet trajneri I ri. Kandidatë për këtë post kanë qenë edhe Brikeno Bizi dhe Alban Noga, ashtu si dhe shqiptaro- malazezi Asim Gjokoviç megjithatë mbetet për t’u parë nëse do jetë njëri prej tyre trajner I Adës apo mund të kemi ndonjë emër suprizë. Çdo gjë pritet të zgjidhet Brenda kësaj jave.