Fitore shumë të pastër ka arritur sot skuadra e Adës ndaj Skraparit. 4 gola të shënuarnga velipojakët dhe asnjë nga miqtë e tregojnë më së miri diferencën e ekipeve në fushën e lojës. Pjesa e parë e takimit ka nisur mirë për vendasit tek të cilët dallohet qartë dëshira për të shënuar sa më shpejt. Por do të kalonin 36 minuta për të dalë në dritë ai. Autor I golit të parë është sulmuesi Puka që në shtyllën e dytë shënon me kokë pas një topi të ardhur nga krahu I majtë. Ky gol do I jepte qetësinë Adës e cila në fundin e pjesës së parë do shënonte edhe një gol tjetër. Është Nika këtë herë që do shënojë sërish me kokë duke e dërguar skuadrën e tij në dhomat zhveshjes me avatazhin e dy golave. Ky avantazh I jep mudësinë trajnerit Nikaj të bëj edhe ndonjë ndërhyrje në formacion teksa largon autorin e golit të dytë e duke aktivizuar Gogaj. Skrapari nga ana e tij bën shumë pak për të kërkuar golin. Do të ndryshonte diccka vetëm pas golit të tretë, atij me autor Ferlushkajn. Vetëm në këto momente miqtë krijojnë pak presion, njëkohësisht edhe 2-3 raste madje godasin në një moment edhe shtyllën por pa arritur dotë të shënojnë qoftë edhe golin e vetëm të ndeshjes. Atë që se bënë ata, e bën Lini për vendasit që 8 minuta para përfundimit të ndeshjes shënon edhe golin e katërt dhe të fundit. Ada në këtë mënyrë kthehet tek fitoret e thella në fushën e saj ashtu si sezonin e kaluar duke i dhënë fund ankthit të barazimeve që e shoqëruan këtë skuadër në fillim të këtij sezoni.
Ada- Skrapari 4-0
Ada: Dervishaj, Tota, Ara, Ferlushkaj, Hotaj, Dalipi, Osja (Lushaj 70’), Lini, Murati (Pëllumaj 80’), Puka, Nika (Gogaj 46’). Tr: S. Nikaj
Skrapari: Kruja, Koreshi, Çerepi, Allamani, Vargu, Paplekaj (Daja 70’), Karaj, Bejleri (Hoxha 46’), Pashako, Biba (Mehmeti, Brota. Tr: E. Dalipi
Shënues: Puka 36’, Nika 45’, Ferlushkaj 53’, Lini 82’
Gjyqtarë: A. Kocci, F. Elezi, G. Mula (Lushnjë)
Karton I verdhë: Pashako, Çerepi