Skuadra e Adës ka arritur një fitore me shumë vlera pasditen e sotme në ndeshjen e luajtur në Yrshek të Tiranës ndaj Kamzës. Velipojakët kanë fituar pastër 2-0, duke përfituar jo pak në renditje me këtë trepikësh të marrë. Ndeshja ka qenë shumë e bukur. Ka nisur në sulm për futbollistët e drejtuar nga trajneri Kulli dhe pas 2-3 momenteve të para, ka ardhur edhe goli i parë. Autor i tij është Çoba në minutën e 20-të. Pas një goditje këndi, topi mbetet në zonën e Kamzës dhe aty me të majtën mesfushori i Adës e ka bërë të pavlefshme edhe hedhjen e portierit Bytyçi, teksa topi ka përfunduar në rrjetë.


Pas këtij goli, do vinte shumë shpejt edhe një i dytë. Protagonist këtë herë do jetë Edmond Doçi. Ai ka marrë bukur një top nga Erkoçeviç, ka shmangur një mbrojtës dhe ka gjuajtur drejt portës duke e dërguar topin për të dytën herë në rrjetë, 2-0 në minutën e 29-të. Pas këtyre dy golave, loja administrohet nga Ada. Në pjesën e dytë kemi njëfarë presioni të Kamzës por në fakt rastin më të pastër për të shënuar e ka sërish Ada. Bekim Erkoçeviç, lojtari më i mirë i saj, ka goditur fort nga jashtë zone në minutën e 71-të dhe topi pasi është prekur edhe nga portieri, ka goditur duke i humbur atij mundësinë e shënimit të një eurogoli. Megjithatë, e rëndësishme për këtë skuadër ka qenë fitorja. Me trepikëshin e sotëm, Ada është ngjitur në kuotën e 15 pikëve duke lënë poshtë vetes tashmë Naftëtarin, Himarën, Kamzën dhe Besëlidhjen. Formacioni me të cilin ka luajtur trajneri Kulli në ndeshjen e sotme, ka qenë ky:
Dervishaj, Ferlushkaj, Tola, Rusi, Nika, Doçi, Çoba, Jacaj, Puka (Zefi 65′), Erkoçeviç, Mujeci.

www.shkodrasport.com