Tre pikë shumë të vlefshme kanë qenë ato të djeshmet për skuadrën velipojake e cila me to tashmë duket më e qetë në rrugën e saj për të qëndruar larg zonës së ftohtë. Ada është kthyer pas disa takimeve tek fitorja. Ekipi velipojak ka arritur të fitojë me shifrat 1-0, me gol të shënuar në të 51-tën minutë nga ana sulmuesit Edison Puka. Një fitore që mund të ishte edhe më e thellë nëse lojtarët vendas mund të ishin treguar më të kujdeshëm, por edhe për meritë të lojës së mirë të portierit Gjergji, I cili me pritjet e tij ka qënë vendimtarë në disa raste të vendasve. Në minutat e kësaj pjese të parë vendasit kanë kërkuar përsëri me anë të Nikës dhe Gogajt, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës. Ndërsa Fuqia për miqtë ka kërkuar përsëri të jetë pranë golit, por Dervishaj ka treguar gatishmërinë. Pjesa e dytë nisë ashtu si e para e furishme për vendasit. Kanë qenë ato me anë të Doçit që japin sinjalet e para, por përsëri Gjergji I thotë jo golit në portën e tij. Megjithatë në minutën e 51’të Puka pas një aksioni të bukur ët vendasve dhe pas një stopimi të bukur me gjoks të topit jo shumë larg nga porta ka arritur të shënojë golin e vetëm të këtij takimi. Një gol I kontestuar shumë nga ana e miqve për pozicion jashtë loje. Për afro 5 minuta ekipi mik ka kërkuar të largohet nga fusha e lojës, por insistimi I drejtuesve të Mamurrasit dhe I vezhguesit dhe delegatit të takimit ka bërë që loja të rifillonte nga mesi I fushës. Miqtë kanë kërkuar menjëherë që të gjejnë golin e barazimit, por Dervishaj në një formë të mirë I ka thënë jo gjuajtjes së Selacit. Pavarësisht përpjekjeve të miqve, takimi do të mbyllej me shifrat 1-0. Një fitore e merituar dhe mëse e dëshiruar për ekipin e Adës e cila pas kësaj fitoreje e sheh veten në pozita më komode në renditje.
Ada-Mamurrasi 1-0
Ada: Dervishi, Hotaj ( Selmani 48’), Isufi, Doçi, Puka, Ferlushkaj, Gocaj, Pllumbaj, Rustja (Çaku 65’), Nika (Murati 46’), Perfati Tr. S.Nikaj
Mamurrasi: Gjergji, Dema, Xhixha, Selaçi, Gecaj, Hysaj ( Sinolla 55’), Sinaj, Bega, Boçi, Fuqia, Pejollari (Dhëmbi 63’). Tr. S.Bardhi
Gjyqtarë: A.Beqiri, F.Meta, E. Kotomi (Tiranë)
Shënues: Puka 51’
Kartona të verdhë: Ferlushkaj / Gjergji, Dema, Selaci