U krijua përshtypja se Ada pas ndeshjeve të sotme do të fitonte kreun e tabelës së klasifikimit pas një fitore të mundshme ndaj Gramshit dhe deri në minutën e 80-të, kjo ide ishte mëse e realizueshme por një gol i miqve, ka prishur gjithçka. Rezultati përfundimtar i takimit të luajtur sot pasdite në Velipojë ka qenë 1-1 ku për Adën ka shënuar Safet Osja në minutën e 60-të me 11-metërsh. Ky avantazh i momentit sikur i hutoi lojtarët velipojakë që pësuan gol në minutën e 80-të nga Çekrezi. Në minutat e fundit, Ada nuk ka arritur të shënojë ndonjë gol tjetër dhe përfundimisht ndeshja mbaron në barazim. Me dy pikët e lëna, Ada do të ishte sot në krye të tabelës së klasifikimit sepse edhe Luftëtari është mundur në Lezhë nga Besëlidhja me golin e shkodranit Jacaj.