Tjeter disfate ne shtepi per Aden dhe tashme rreziku i renies nga kategoria eshte gjithnje e me shume i pranishem tek skuadra velipojake sepse pas 11 ndeshjesh te luajtura, ka arritur te grumbulloje vetem 2 pike dhe dhe eshte e pozicionuar ne vendin e fundit te tabeles se klasifikimit.

Ndaj Ilirise pasditen e sotme ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes, djemte e drejtuar nga trajneri Florian Frroku jane mundur me rezultatin 2-1 pavaresisht se shpresat ishin per te marre nje tjeter rezultat.

Fillimisht kane qene fushe- krujasit qe kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Nasufit ne minuten e 25-te dhe me te do te mbyllej pjesa e pare. Ne fillimin e se dytes, do te ishte braziliani Texeira qe barazoi per Aden, duke ngjallur shpresat e nje rezultati pozitiv, por nuk do te ndodhte keshtu.

Ne minuten e 78-te do te ishte serish Nasufi qe do te shenonte edhe golin e dyte per Ilirine dhe ketu do te mbyllej gjithçka me fitoren 2-1 ne favor te kesaj te fundit./SHKODRA-SPORT.COM/


ADA- ILIRA 1-2

Golat: Texeira ’53/ Nasufi ’25, ’78

ADA: Margjini, Hurmi, Lera, Qeleshi, Curri, Laçeja, Usamah, Barros, Texeira, A. Frroku. U aktivizuan edhe Mhillaj, Durro, Meta. Trajner: Florian Frroku.